Edi Rama në hapje të Samitit: Jeni të rrethuar nga ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për Evropën, jo nga makthet e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, hapi sot punimet e Samitit të Komunitetit të Liderëve Evropianë në Tiranë me një fjalim simbolik dhe emocional, duke theksuar përkatësinë e shqiptarëve ndaj vizionit evropian. Në seancën plenare, Rama u shpreh se liderët evropianë nuk janë të rrethuar nga makthet e së kaluarës, por nga imagjinata dhe ëndrrat e fëmijëve shqiptarë për një të ardhme evropiane. “Ëndrrat e fëmijëve nuk mbahen peng nga mitet e të shkuarës,” tha ai, duke vënë theksin tek përkushtimi i Shqipërisë për një të ardhme të përbashkët në Evropë. Rama e cilësoi këtë samit si një moment domethënës, ku e kaluara po shihet përmes syve të së ardhmes. Ai nënvizoi edhe faktin se mbërritja e liderëve evropianë përkon me një fushatë ku “Evropa ka qenë më e pranishme se kurrë” dhe ku qytetarët votuan mbi 52% për vlera dhe përkatësi evropiane. Fjalimi i Ramës u prit me vëmendje në një ngjarje që shënon një nga momentet më të rëndësishme të diplomacisë rajonale dhe afrim të mëtejshëm të Ballkanit me familjen evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata speciale po zvarritet në pafundësi, Thaçi e bashkëluftëtarët përballen me një proces politik

Më 15 shtator 2025, në Hagë do të dëshmojë dëshmitari i parë i mbrojtjes në …