Edi Rama

Edi Rama: Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi nga Berlini se është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon dhe të mbajmë sa më shumë bashkë Ballkanin Perëndimor. Në kontekstin e luftës në Ukrainë, Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së një gazetari nëse shqetësohet për armatimin e Serbisë në këtë situatë. “Nuk jam i shqetësuar për armatimin në fjalë, sepse nuk shoh arsye për t’u shqetësuar sot për sot dhe besoj që është shumë e rëndësishme që t’i fryjmë të gjithë erërave të paqes dhe të bashkëpunimit në rajon, dhe patjetër është shumë e rëndësishme që të mbajmë sa më shumë bashkë, Ballkanin Perëndimor, edhe me ndihmën dhe mbështetjen e aleatëve tanë strategjikë, ku Gjermania ka një rol jashtëzakonisht të posaçëm. Nuk shoh se si një sistem mbrojtjeje nga raketat mund të jetë shqetësues për ne”, tha Rama. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it Özkan Ulutaş: Prania e NATO-s, në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO në Kosovë, Özkan Ulutaş, ka deklaruar se prania e …