Edi Rama përgëzon fitoret e PS-së në zgjedhjet e pjesshme lokale

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme lokale të mbajtura në pesë bashki: Vlorë, Berat, Cërrik, Tepelenë dhe Mat. Ai përgëzoi kandidatët fitues dhe theksoi se rezultatet pasqyrojnë besimin e qytetarëve në PS, pavarësisht, siç tha, “dobësisë ekstreme të opozitës” dhe kushteve të vështira të motit. Rama theksoi se pesë fitoret në pesë bashki janë një arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre. Ai përshëndeti krye bashkiakët e rinj, duke përfshirë Brunën, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës, Ervinin në Berat me mbi 83% të votave dhe 13,049 vota nga 15,454 të PS-së, si dhe Florencin në Cërrik, Gramozin në Tepelenë dhe Altinin në Mat, të cilët arritën rezultate kuptimplota dhe që sipas Ramës janë një themel i fortë për punën në shërbim të komuniteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Opozita lokale del fituese kolektive: LDK, PDK dhe AAK mbajnë shumicën e komunave

Subjektet politike opozitare në Kosovë kanë dalë fituese në shumicën e komunave në zgjedhjet lokale, …