Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar se javën e ardhshme Kuvendi i Shqipërisë do të votojë një rezolutë për ta shpallur Irani shtet sponsor të terrorizmit. Gjatë një konference për media, Rama tha se rezoluta synon gjithashtu që Garda Revolucionare e Iranit dhe Hezbollahu të shpallen organizata terroriste nga Shqipëria. Sipas tij, Shqipëria nuk do të jetë vendi i parë që ndërmerr një hap të tillë, pasi disa aleatë e kanë bërë më herët një klasifikim të tillë ndaj strukturave të lidhura me regjimin iranian. “Javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste të Iranit shtet sponsor të terrorizmit. Natyrisht, në këto hapa nuk jemi pionerë sepse ka pasur më parë aleatë që i kanë hedhur, por është koha që ta bëjmë edhe ne këtë gjë”, ka deklaruar Rama. Kreu i qeverisë shqiptare foli edhe për ndikimin e zhvillimeve në Lindjen e Mesme në tregjet globale, duke theksuar se rritja e çmimit të naftës si pasojë e tensioneve dhe luftës në Irani po reflektohet edhe në ekonominë shqiptare. . Ai solli si shembull ndryshimet që, sipas tij, qeveria ka bërë në tregun e aviacionit, duke e kthyer Tirana në një qendër më konkurruese për fluturimet në rajon.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
