Edi Rama

Edi Rama: Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh

Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Evropian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp. Ai tha  se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë pas protestës në “Rrugën e Kombit”. “Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh”, deklaroi Kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …