Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, foli edhe për pavarësinë e Kosovës

Edi Rama: Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për uljen e tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se  Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë amerikane për uljen e menjëhershme të tensioneve në kufirin Kosovë-Serbi. U bëj thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjshmëri dhe pjekuri. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, ka shkruar në një postim të tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit, për dislokimin  e trupave të Serbisë, në kufi me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …