Edi Rama: Shqipëria mbështet fuqishëm përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar se Shqipëria mbështet fuqishëm përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, për të parandaluar që regjimi teokratik në Teheran të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore. Në një postim në rrjetin “X”, ai ka shkruar më tutje se Irani nuk është thjeshtë një shtet bërthamor por është një teokraci – e armatosur me retorikë apokaliptike, e zhytur në vite të pafundme të etiketimit të kombeve të lira si “satanike” dhe thirrjes së hapur për shfarosjen e tyre. “Si një komb që ka dalë nga humnera e një regjimi të ashpër ateokratik, si një anëtar krenar i botës së lirë dhe si një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara, Shqipëria qëndron fuqishëm pas përpjekjeve të sinqerta të Presidentit Trump për të parandaluar regjimin teokratik në Teheran që të zotërojë ndonjëherë armë bërthamore” ka shkruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Qerimi: Bllokada në Kuvendin e Kosovës rrezikon përfitimin e fondeve qindra miliona euro nga Bashkimi Evropian

Profesori universitar, Gëzim Qerimi ka tërhequr vërejtjen se bllokada në Kuvend mund të ketë pasoja …