Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga skena ndërkombëtare e Berlin Global Dialogue. Me një vetëbesim që mund të sfidonte edhe burokracinë e Brukselit, Rama deklaroi se Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian deri në vitin 2030. Në një intervistë të dhënë në Berlin, ai mohoi se ky është vetëm një premtim romantik i radhës, duke theksuar se ambicia bazohet në punë konkrete dhe rezultate. “Është një objektiv që nuk është i bazuar në dëshirë, është i bazuar në fakte”, theksoi Rama. Sesioni i liderëve në Berlin është kthyer në platformë të fuqishme për zërat e Ballkanit në raport me BE-në. Rama vazhdon të refuzojë rolin e pritësit të durueshëm në korridorët e Brukselit. Ai zgjedh të shfaqet si lojtari që kërkon datën e ndeshjes, jo vendin në tribunë. Rruga deri në Evropën zyrtare, megjithatë, mbetet një labirint me dyer që hapen ngadalë, ku edhe optimizmi kërkon vizë hyrjeje.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj me videomesazh: Bashkë do ta tejkalojmë rrethimin politik dhe do të rikthehemi në Kuvend

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka publikuar një videomesazh në rrjetet sociale, ku u …