Edi Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së

Edi Rama: Shqipëria nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së

Shqipëria beson tek Bashkimi Evropian dhe se ajo nuk ka nevojë për referendum për t’iu bashkuar BE-së, kështu deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një fjalim të mbajtur në forumin strategjik të Bledit “Është si të bësh një referendum në lidhje me faktin nëse duam të jetojmë në histori, apo të dalim nga historia”, tha Rama. Duke folur për krizën e refugjatëve, Rama tha se zgjidhja kërkon ndërveprim, pasi muret nuk janë zgjidhja. Zërat për braktisjen e projektit evropian, kryeministri i cilësoi si mungesë vizioni mbi botën e sotme. Askush, në vlerësimin e tij, nuk mund të ndërtojë një vend më të sigurt në shtëpi, nëse nuk do të jemi të ndërlidhur, shtoi kryeministri shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …