leoni

Edita Tahiri

Edita Tahiri: As Kosova e as Shqipëria nuk morën urimin e Trumpit pas zgjedhjeve

Ish-kryenegociatorja dhe ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet në Samitin e NATO-s që po mbahet në Hagë, duke vënë në pah mungesën e urimeve nga Donald Trump për zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri. Tahiri theksoi se ndonëse Trump u përshëndet si “Baba” në samit, asnjëra nga dy shtetet shqiptare nuk ka marrë urim prej tij. Sipas saj, kjo ndodh për shkak të situatës politike: Kosova aktualisht pa kryeministër të konfirmuar dhe Shqipëria me zgjedhje të kontestuara. “Ky realitet është alarmues për dy shtetet tona, kur dihet se Amerika është aleati kryesor dhe shteti më i fuqishëm në botë, i cili pas sulmeve ndaj Iranit riktheu supremacinë globale,” ka shkruar Tahiri. Ajo paralajmëroi se krizat e brendshme politike po ndikojnë në perceptimin ndërkombëtar dhe në raportet me aleatët strategjikë si Shtetet e Bashkuara.

Kontrolloni gjithashtu

energji

Liberalizimi i dhunshëm rrezikon të lërë pa punë mbi 22 mijë punëtorë dhe të godasë rëndë ekonominë e vendit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë rishpreh indinjatën dhe kundërshtimin e fuqishëm ndaj vendimit të …