Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Kurti po frikësohet nga formimi i Qeverisë me partitë shqiptare

Ish-zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka shprehur dyshime mbi qëllimet e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me formimin e Qeverisë së re. Ajo beson se Kurti nuk dëshiron të formojë një Qeveri me partitë shqiptare, duke theksuar se ai frikësohet nga një mundësi e tillë. Tahiri ka bërë një pyetje të drejtpërdrejtë për Kurtin: “Pse Kurti po frigohet me ba qeverinë me shqiptare?!” Në kuadër të konsultimeve për formimin e Qeverisë, Kurti ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e partive joserbe, por deri tani nuk ka bërë asnjë ftesë për takime me partitë politike shqiptare. Kjo ka shkaktuar reagime dhe spekulime mbi qëllimet e tij në lidhje me koalicionet e mundshme për të ardhmen e Qeverisë

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …