Ministrja për dialog me Serbinë, e zgjedhur nergut për këtë punë nga Qeveria dhe zyrat e huaja, edhe pse nuk ka bazë deleguese, as ka fituar ndonjë votë në partinë e saj tashmë të harruar, vazhdon të jetë këmbëngulëse për të vazhduar dialogun me Serbinë dhe për të bërë edhe koncesione të tjera, sepse vetëm me një pozitë të tillë të neveritshme nënshkruese e skllavëruese, ajo vazhdon ta mbajë pozitën e dialoguese dhe t’i sjellë dëm të pariparueshëm vendit. Kjo Edita thotë se pavarësisht pengesave që Serbia ia bëri Kosovës për mospranim në UNESCO, pavarësisht pezullimit të ASK-së nga Gjykata Kushtetuese, dialogu për normalizim të marrëdhënieve duhet të vazhdojë. Ajo mendon se ata që bëjnë thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë janë mendje që nuk mendojnë thellë. Ndërprerja e dialogut do ta dërgonte Kosovën drejt një izolimi, thotë Edita pa bërë të ditur se për çfarë lloj izolimi bëhet fjalë. Me siguri se mendja e saj “shumë e thellë” mendon se Kosova mund të izolohet nga Serbia dhe asaj do t’ i dështojë dialogu që e ka filluar gati pesë vjet më parë me ish-kolegun e saj të dashur, të studimeve, serbin Stefanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Memli Krasniqi kritikon ashpër Vetëvendosjen për kandidaturën e Haxhiut: “Shkelje kushtetuese dhe përçmim ndaj qytetarëve”
Kryetari i PDK, Memli Krasniqi, ka reaguar me tone të ashpra pas insistimit të Lëvizjes …