Edita Tahiri

Edita Tahiri: U desh të ndodh sulmi serb në veri, që Albin Kurti e Vjosa Osmani ta kuptojnë rëndësinë e bashkëpunimit me Amerikën

Ish-kryenegociatorja për dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka folur në lidhje me deklaratën e dhënë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet ta përgatitin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo e ka cilësuar si veprim të duhur të kryeministrit Kurti bashkëpunimin e tillë për zbatimin e Asociacionit, pasi siç është shprehur kjo është një deklaratë e kryeministrit dhe jo e kryetares  Osmani. E pashë deklaratën e Kurtit, sepse Osmani ka mbyllyr gojën qysh se ka filluar ky dialog i Kurtit me Vuciqin. Me gjasë prej frikës se do ta humbë postin duke qenë se Kurti e dominon me pushtet politik, numrin e deputetëve ne parlament, ndërsa Osmani ka pak deputetë. Sido që të jetë, tashmë po shihet se Albin Kurti  mori mend, madje edhe në ngjarjet e fundit në veri ai e kishte plotë gojën koordinim të policisë me KFOR-n gjë të cilën nuk e bënte, madje dhe tallej në parlament duke pyetur me koordinim apo pa koordinim. Bashkëpunimi i Kurtit me ShBA-në për zbatimin e Asociacionit është një veprim i duhur, meqenëse Amerikën e kemi aleat strategjik, por këtë nuk e shihte Kurti, u këndellë pas sulmit hegjemon të Serbisë së terroristëve. Pra, u deshtë të ndodh diçka e rrezikshme që Kurti dhe Osmani ta shohin rëndësinë e SHBA-ve në të gjitha proceset te rëndësishme dhe të rrezikshme për Kosovën”, ka thënë Tahiri për gazetën “Blic”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …