Egzon Kastrati: “Covid 19 dhe proteksionizmi i Sektorit të Bujqësisë”

 Trendi i ekonomisë në botë ka arritur stade të ndryshme të zhvillimit. Zhvillimi i industrisë, postindustrializimi, teknologjisë, inteligjencës artificiale ka bërë që sektori i bujqesisë të zbehët për nga impakti në GDP e sidomos tek vendet e zhvilluara. Pavarësisht këtij trendi të zhvillimeve që në masë të madhe e suportoj orientimi në sistemin e ekonomisë së tregut dhe fenomenet bashkëkohore. Teknologjia, globalizimi, liberalizimi tregetar, situata e krijuar në këtë periudhë nga një fenomen diskret COVID 19 e sipërfaqi nevojën e një rendësie të madhe për zhvillim të strategjive proteksioniste për sektorin e bujqësië  si sektor që lidhet më ekzsitencën e secilit individ në botë. Kosova është vendi që ka potencial të madh të zhvillimit të bujqëisë, ku mbi 60% e popullatës jeton në zona rurale dhe  nëse e shiqojm pjesëmarrja e bujqëisë në GDP është  dikun 20% dhe impakti në punësim 30-32% në raport me sektorët e tjerë. Fatkeqësisht  përkundër varësisë së madhe që ka një pjesë e madhe e njerëzve prej këtij sektori ky është zhvilluar në suaza të një qasje primitive. Qeveria e konkretisht ministria e bujqësisë, drejtoratët komunale të bujqësisë si digaster të linjës duhet që të krijojn qe te nderrmerren masa per hapjen e tregjeve dhe suportin e bujqeve për tju mundesuar funksionim strategji për zhvillimin e këtij sektori të rëndësishëm. Strategjia duhet të ndahet në dy përiudha: periudha e parë 5 vjqeare si asistencë financiare përmes grandeve, subvencioneve, t’i stimuloj bujqit në realizimin e aktiviteteve të tyre. Investimet kapitale, sistemet e ujitjës moderne, rregullimi i kanaleve të ujitjës. Ofrimi i ndërtimit të serave për kultivim të  përimeve dhe fidaneve tjera. Përiudha e dytë  2 vjeqare, oferimi i trjanimeve me ekspert vendor e ndërkombëtar në aplikurshmërin e  teknikave dhe metodave efiçiente për rritjën e rendimentit në kultura të ndryshme bujqësore. Bujqit kosovar kanë nevojë imediate për sigurimin e tregut për t’i plasuar produktet e tyre ku në të njejtën kohë shteti përmes politikave ekonomike ti’ mbroj nga importuesit që shesin në çmimin e kostos se prodhimit pra të ndërrmarrin masa antidamping dhe  realizimi i fushatave senzibilizuese për blerjën e produkteve vendore. Blegtoria mbetet një sektor tjetër  i rëndësishëm, rritja e gjedheve jo vetëm që ka efekt në rritjën e mirëqnies dhe standartit të familjes por në të njejtën kohë është grantues i prodhimit të qumështit dhe mishit për t’i përmbushur nevojat e brendshme të tregut. Zhvillimi i kuadrove bujqësore moderne do të ndikoj në rritje te rendimentit dhe në produktivite. Pandemia e vuri në pah varësin e madhe për produkte ushqimore që bazë e kanë bujqësinë, andaj fermerët duhet të shihen si “oksigjen” i një shoqërie.

 

Kontrolloni gjithashtu

Agnes Hohl: Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe

Behide Hasanaj – një grua me zemër të madhe Behide Hansaj ka lindur në Pejë …