Brickos

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Rritja nominale e pagës përballë rritjes së kostos së jetesës

Rritja e përgjithshme e çmimeve ka shtrenjëtuar komplet jetën duke rritur në masë të madhe rritjen e kostos së jetesës e sidomos tek vendet edhe ashtu me standard të ulët siç është Kosova. Trendi i devalvimit të Euros kundrejt produkteve. Është shqetësuese për faktin se për shumë të mira Euro është devalvuar deri në 40%, e kjo ka ndodhur tek të mirat e konsumit bazik që prek të gjitha kategoritë, sidomos ato sociale me mirëqenie të ndjeshme e besa në shumicën e rasteve janë në prag të varfërisë se skajshme të luftës për mbijetesë. Praktikisht  nëse analizojmë koston mesatare të konsumit mujor për një familje tani tejkalon 650 Euro si pasojë e kësaj rritje të çmimeve dhe për këtë arsye familjet janë në situata oportuniteti të sakrifikojnë diçka për diçka tjetër. Praktikisht një pagë mesatare në sektorin privat është 380 Euro,  ndërsa në atë publik 570 Euro e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet bazike mujore.

Struktura e brishtë e ekonomisë së Kosovës  do ta pamundësoj hartimin e planeve dhe veprimeve efikase për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve të dëmtuar rëndë ekonomikisht. Papunësia e madhe e të rinjëve, mungesa e burimeve për t’i plotësuat nevojat dhe kërkesat bazë e sidomos rritja e kostos së jetesës nga ky inflacion eksponencial do të jetë edhe më deinkurajuese për qytetarët.  Trendi në të cilën ndodhëmi është tepër shqetësuese dhe nëse vazhdon në këto përmasa do te karakterizohet me një krizë ekonomike, sociale qe do t’i afektoj edhe bizneset duke i dërguar drejt falimentimit, por edhe qytetarët duke i larguar dhe dërguar drejt varfërisë. Kostot sociale do të jenë të pariparueshme në një periudhë të gjatë kohore. Andaj, institucionet duhet të ndërmarrin masa për rritjen e pagës së paku në vlerën e inflacionit për ta ruajtur mirëqenien sociale të qytetarëve dhe për ta ulur hendekun ndërmjet kostos së jetesës dhe nivelit të të ardhurave.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …