leoni

Postimi i ministres së jashtme, Donika Shvarc për raketat në Poloni, ka ngjallur reagime të shumta

Ehat Miftaraj: Donika Gërvalla endet nëpër gjyqe e akuzuar për korrupsion, por nuk pranon koalicion me të korruptuarit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i ka reaguar kryetares së partisë Guxo, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se partia e saj do të hynte në koalicion më PDK-në nëse “pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit”. Ai ka ironizuar me Gërvallen, duke thënë se ajo flet për pastrim të figurave, ndërsa vet është e akuzuar. Miftaraj e ka pyetur Gërvallën edhe për një çështje tjetër. Donikë Gërvalla thotë se do të hynte në koalicion me PDK-në, nëse ‘pastrohet nga figurat e krimit dhe korrupsionit’. Donika Gërvalla e cila po shëtitet nëpër salla të Gjykatës Themelore në Prishtinë si e akuzuar për vepër penale të korrupsionit nuk pranon të hyjë në koalicion me parti politike nëse nuk pastrohen nga figurat e krimit dhe korrupsionit. Ganiun si e keni ministre e akuzuar për korrupsion?”, ka pyetur, Ehat  Miftaraj.

Kontrolloni gjithashtu

Haki Abazi

Haki Abazi: Largimi i Liburn Aliut, pasojë e “luftës së Kurtit ndaj bashkëpunëtorëve të vet”

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Qeverinë e Kosovës, Liburn Aliu, është emëruar …