Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Vetëvendosja LVV përmes Avni Deharit ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Duke iu referuar zhvillimeve në Kuvend, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka shkruar se Vetëvendosja përmes Avni Deharit ka shkelur aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai kas shkruar më tutje se kjo parti politike është e specializuar për anarki. “Albin Kurti dhe LVV nuk munden dhe nuk kuptojnë të funksionojnë në bazë të rregullave demokratike.  Sot LVV përmes Avni Deharit shkeli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, rendin kushtetues dhe demokracinë në Kosove. LVV dhe Albin Kurti haptazi ka kapur Kuvendin e Kosovës.  Kosova shtet i kapur nga ego e sëmurë e interesave te Albin Kurtit dhe klientelës së tij. 39 dështime te Albulena Haxhiut dhe LVV janë vetëm numra për të mbrojtur interesat personale dhe partiake” ka shkruar Ehat Miftaraj.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza: Guerot ia ka dërguar kabinetit Macron kërkesën time për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka zhvilluar të martën një takim me ambasadorin e Francës …