Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ejup Maqedonci: Deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se deri më tani në Kosovë nuk është lëshuar asnjë leje për prodhimin e dronëve luftarakë apo të dronëve me përdorim të dyfishtë. Ai ka shtuar më tutje se në një aktivitet të zhvilluar në tetor, bashkë me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë, janë vlerësuar inovatorë në fushën e dronëve, ku është prezantuar edhe droni “Skifter”. “Si ministri por as institucionet e tjera në Kosovë nuk kanë lëshuar ende ndonjë leje për ndonjë kompani për prodhimin e dronëve luftarak, dhe as të dronëve për qëllime të dyfishta, pjesa ku jemi tani është që po diskutojmë me shumë inovatorë të ndryshëm në Kosovë, por edhe kosovar që jetojnë në perëndim të cilët vazhdojnë të komunikojnë me Ministrin e Mbrojtjes në mënyrë që të prezantojnë produktet e tyre” është cituar të ketë deklaruar ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: 24 Marsi simbol sakrificës dhe kthesës vendimtare për lirinë e Kosovës

Komandanti i ZOD, tani kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 24 Marsin si një …