Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se Serbia ka 48 baza ushtarake armiqësore në kufi me Kosovën. Në rast të ndonjë lufte, thotë se vetëm ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk mjaftojnë, për të përballuar Serbinë, po duhet edhe angazhimi i qytetarëve të venddit tonë. “Në rast lufte ne kemi 5 mijë ushtarë plus 3 mijë rezervë por ky nuk është numër i mjaftueshëm. Ne gjithmonë jemi të vetëdijshëm që duhet edhe angazhimi i gjithë qytetarëve për atë dhe ne po punojmë. Gjithmonë duhet të përgatitemi për luftë, në rast se duam ta shmangim atë ka deklaruar për mediet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
