Ekaterina Trendafilova: Paraburgimi i Thaçit dhe të tjerëve është arsyetuar vazhdimisht, procesi nuk ka qëndruar në vend

Kryetarja e gjykatës speciale ne Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka deklaruar se periudha e paraburgimit për të akuzuarit në çështjen “Thaçi dhe të tjerët” është arsyetuar me vendime të rregullta dhe nuk mund të konsiderohet si një periudhë pa proces gjyqësor. Sipas saj, nga momenti i arrestimit, çështja ka qenë në fazën paraprake, e cila përfshin përgatitjen për gjykim dhe është pjesë integrale e procedurës gjyqësore. Ajo theksoi se çdo dy muaj janë marrë vendime të arsyetuara për vazhdimin e paraburgimit për shkak të rreziqeve si arratisja, ndërhyrja te dëshmitarët apo mundësia e kryerjes së veprave të tjera penale. “Procesi nuk ndalej, por vazhdonte përmes përgatitjeve jashtë sallës së gjyqit,” deklaroi ajo në një intervistë për RTK. Trendafilova gjithashtu bëri të ditur se është ende herët për të parashikuar se kur do të jepet aktgjykimi përfundimtar, pasi pritet që ekipet e mbrojtjes të dorëzojnë kërkesë për hedhjen poshtë të akuzave. Nëse këto kërkesa refuzohen, procesi do të vazhdojë me paraqitjen e provave nga përfaqësuesi i viktimave dhe më pas nga mbrojtja.

Kontrolloni gjithashtu

Wade Goddard, dëshmitar i dhimbjes dhe heroizmit: Fotot që rrëfejnë çmimin e lirisë së Kosovës

Mëngjesi i 26 shtatorit 1998 në fshatin Abri e Poshtme mbetet një ndër kujtimet më …