Ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në përgjigjje të kërkesave të qytetarëve dhe ndërhyrjeve emergjente

Vërshimeve nga reshjet e shiut, këtë të martë nuk i shpëtoi as Ferizaj. Për gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme e të pandërprera të shiut, ekipet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të komunës së Ferizajt, vazhdueshëm që nga orët e hershme të mëngjesit, ishin në terren, në përgjigje të kërkesave të qytetarëve dhe ndërhyrje emergjente në lokacione të ndryshme për të parandaluar dhe zvogëluar dëmet nga vërshimet në këto zona.

Ekipet e DSHPE-së kanë intervenuar në hapjen e kanaleve të kullimit të ujërave, hapjen e pusetave, si dhe një rast evakuimi në fshatin Rakaj, si rrjedhojë e rrezikut nga ngritja e nivelit të ujit dhe ndërhyrjet po vazhdojnë nga ekipet emergjente që edhe momentalisht gjendjen në terren në menaxhim të situatës.

Për të parë situatën, nga Komuna thanë se janë vazhdimisht në terren.

Zëdhënësi, Selim Marevci bëri të ditur se masat janë ndërmarrë, dhe situata po monitorohet nga ekipet e angazhuara.

“Të gjitha masat që do duhej t’i merrte Komuna, i kemi marrë së bashku me Policinë dhe ekipet emergjente, duke përfshirë edhe pjesën e zjarrfikësve. Ajo çka po flitet nga tereni është se në fshatin Gaçkë ka më shumë vërshime, se në pjesë të tjera të qytetit dhe gjithashtu edhe në fshatin Rakaj është lajmëruar për vërshime në një pjesë të fshatit”, ka thënë Marevci.

Komuna e Ferizajt u bëri apel qytetarëve që të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat me rrezik të lartë dhe të raportojnë çdo situatë emergjente

Kontrolloni gjithashtu

Linja 3A paralajmëron ndalimin e punës: 7 muaj pa pagesa nga komuna e Prishtinës

Kompania Qendra Shpk – Linja 3A ka lëshuar një thirrje urgjente për reagim, duke paralajmëruar …