Qytetarët në Kosovë kërkojnë lirimin e liderëve të UÇK-së pas përfundimit të gjykimit në Hagë

Qytetarë të Kosovës kanë shprehur pritjen dhe kërkesën për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas tyre, akuzat ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi janë të pabazuara dhe procesi gjyqësor përbën padrejtësi ndaj luftës së UÇK-së. Pas përfundimit të procesit gjyqësor më 18 shkurt, disa qytetarë në Prishtinë kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.  Më 18 shkurt, ekipet mbrojtëse paraqitën argumentet përfundimtare duke deklaruar se Prokuroria nuk ka arritur të provojë fajësinë e të akuzuarve dhe kërkuan aktgjykim shfajësues. Në fjalët e tyre përmbyllëse, të katërtit theksuan se ndihen plotësisht të pafajshëm dhe mbrojtën luftën e UÇK-së si luftë çlirimtare.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …