Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e të plagosurve nën rrënoja e tërmetit në Turqi. Në qytetin Izmir operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në 17 ndërtesa të shembura, ose të dëmtuara, janë duke vazhduar me intensitet të shtuar. Kryetari i Izmirit, Tunc Soyer, tha se rreth 20 ndërtesa janë rrëzuar në provincë. Guvernatori i Izmirit tha se 70 vetë ishin shpëtuar nga rrënojat. Për fat të keq, katër nga shtetasit tanë humbën jetën gjatë tërmetit. Së paku 19 vdekur, qindra të plagosur dhe rreth 20 ndërtesa të shembura është bilanci që ka shkaktuar tërmeti që goditi Turqinë dhe Greqinë ditën e premte. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, telefonoi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, për të shprehur ngushëllimet e tij. “Pavarësisht nga dallimet tona, këto janë raste kur njerëzit tanë duhet të qëndrojnë së bashku, ka thënë mes tjerash kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.
