leoni

FSK dhe komuna e Dardanës sot mbajnë ushtrimin fushor për testimin e kapaciteteve komunale emergjente

Ekipi i FSK-së fitoi Medaljen e bronztë në garën e patrullimit “Cambrian Patrol’’

Ekipi i përzgjedhur i FSK-së i udhëhequr nga togeri Behar Fazliu, oficer në Batalionin e Dytë të Reagimit të Shpejtë, arriti të fitojë Medaljen e bronztë në garën ndërkombëtare të patrullimit në Uells, garë kjo e rreptë dhe me konkurrencë të fortë prej 137 ekipeve, prej tyre 37 ekipe të ushtrive ndërkombëtare. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse në garë, filluan realizimin e skenarit të stërvitjes nga data 12 tetor, duke u përballur me vështirësitë e mëdha të motit që shkaktoi stuhia ,,Cullum’’ edhe në zonën e garës patrulluese.  Në këtë garë, ekipi i FSK-së përshkoi një sfidë lundrimi me gjatësi prej 80 kilometrash, përmes një sërë skenarësh të dizajnuar për të testuar udhëheqjen, punën ekipore dhe durimin fizik dhe mendor të ekipit.

Përveç Republikës së Kosovës, në garën ndërkombëtare patrulluese në Mbretërinë e Bashkuar morën pjesë edhe ekipet e  Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit si ato nga Shqipëria, Maqedonia dhe Bosnja e Hercegovina. Ushtrimi “Cambrian Patrol “është një ngjarje vjetore e organizuar dhe e  drejtuar nga Brigada e 160-të e Këmbësorisë nga Uellsi, me seli në Breçon.  Ky ushtrimi është unik, i nivelit  botëror dhe më i madhi i këtij lloji, me pjesëmarrje edhe të shteteve të tjera që kanë të drejtë të marrin pjesë në Mbretërinë e Bashkuar, duke fituar nëpërmjet konkurrimit të tyre të brendshëm. Ushtrimi “Cambrian Patrol”  teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të një ushtari të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelet e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi është cituar të ketë deklaruar se komunat e Kosovës përkundër sfidave nga niveli qendror, kanë arritur të shpenzojnë 75 për qind të mjeteve të destinuara për investime kapitale. Ai ka thënë me këtë rast se viti 2024 do të jetë një ndër vitet me sfiduese për nivelin lokal sa i përket investimeve të reja kapitale, kjo pasi Parlamenti i Kosovës nuk ka marr parasysh fare propozimet e komunave për projekte të reja kur ka votuar buxhetin për vitin 2024, që sipas tij, do të ndikonin në zhvillimin ekonomik lokal. Përkundër sfidave që janë ballafaquar komunat në vitin 2023, sa i përket shpenzimeve në investime kapitale komunat kanë rezultate të jashtëzakonshme dhe nëse i krahasojmë me investimet kapitale të shpenzuara nga niveli qendror diferenca është dyshifrore mes nivelit lokal edhe nivelit qendror. Kjo do të thotë që komunat kanë punuar mirë, gjithashtu planifikimet buxhetore i kanë hartuar me seriozitetin më të madh të mundur por edhe zbatimi i tyre përkundër sfidave që janë shkaktuar nga niveli qendror, do të thotë jo vetëm nga ministrit por edhe nga institucionet e nivelit qendror, komunat kanë arritur që të bëjnë shpenzimet të mjeteve për investime kapitale me përqindje jashtëzakonisht të mirë, ka thënë mes tjerash Sazan Ibrahimi.

Sazan Ibrahimi rrëfen kërcënimet me jetë pas debateve me ministrat e Qeverisë Kurti

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se ka marrë …