Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, ekipi mjekësor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti ka zhvilluar sot një aktivitet vetëdijesues dhe shëndetësor në sheshin e qytetit, ku qytetarëve u janë ofruar kontrolle falas dhe matje të tensionit të gjakut.
Ky aktivitet u prit me interes nga qytetarët, të cilët përfituan nga shërbimet shëndetësore dhe këshillat profesionale të infermierëve dhe stafit mjekësor. Përveç shërbimeve praktike, qytetarëve iu shpërndan edhe broshura informuese mbi rëndësinë e kujdesit shëndetësor dhe rolin kyç të infermierëve në sistemin shëndetësor.
Ekipin mjekësor e vizitoi edhe kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, i shoqëruar nga Nënkryetari Hasan Aliu. Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e infermierëve, duke theksuar se ata janë shtylla kryesore e përkujdesjes ndaj qytetarëve, veçanërisht në nivelin parësor të shëndetësisë.
Aktiviteti i sotëm është pjesë e përkushtimit të vazhdueshëm të QKMF-së në Viti për të qenë sa më afër komunitetit dhe për të promovuar një stil jetese të shëndetshëm.