Ekipi juridik që mbron ish-presidentin Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë po përballet me rrezik real shpërbërjeje për shkak të mungesës së mbështetjes financiare nga shteti. Pas largimit të avokatit amerikan Gregory Kehoe në janar të vitit 2024, tani është në pikëpyetje edhe qëndrimi i udhëheqësit aktual të mbrojtjes, avokatit kroat Luka Misetiq. Për këtë arsye, Fondacioni për mbrojtjen juridike të Hashim Thaçit i është drejtuar me një kërkesë urgjente Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë, duke alarmuar se avokati Misetiq mund të largohet në çdo moment për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Pavarësisht pritjes mbi 40-ditore, Fondacioni thotë se nuk ka marrë përgjigje të re nga institucionet, përveç një refuzimi të vitit të kaluar. Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se nuk është në dijeni të ndonjë kërkese të tillë, ndërsa ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmendi mjetet e ndara ndër vite për të gjithë të akuzuarit në gjykatën speciale, pa dhënë një përgjigje konkrete për rastin e Thaçit. Situata e ngjashme ka ndodhur edhe me ekipin mbrojtës të Kadri Veselit. Avokati i njohur Ben Emmerson u tërhoq nga rasti në gusht të vitit 2024, po ashtu për shkaqe financiare.

Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS