Eksportet turke në mars thyen rekordin e të gjitha kohërave

Eksportet turke në mars thyen rekordin e të gjitha kohërave

Eksportet e Turqisë në mars u rritën me 19,8 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe arritën në 22,7 miliardë dollarë duke shënuan shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Ministri i Tregtisë, Mehmet Mush publikoi shifrat e tregtisë së jashtme për muajin mars 2022. Duke theksuar se vendi e ka ruajtur edhe sivjet vrullin që fitoi në eksporte në vitin 2021, ministri Mush bëri këtë koment: “Eksportet tona në muajin mars u rritën me 19,8 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar dhe arritën në 22,7 miliardë dollarë. Kjo është shifra më e lartë e të gjitha kohërave që kanë shënuar eksportet turke në muajin mars. “Ne shpallëm shifra të larta mujore edhe në janar dhe shkurt. Me muajin mars kemi thyer 3 rekorde të njëpasnjëshme”, ka shtuar ministri. “Me eksportin e 12 muajve të fundit, që ka arritur në 235,6 miliardë dollarë, ne po përparojmë me hapa të vendosur drejt objektivit 250 miliardë dollarë eksporte që ka treguar presidenti ynë Rexhep Tajip Erdogan për fundin e vitit”,- vlerësoi ministri turk i Tregtisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …