Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se janë ndërmarr masa për lehtësimin e votimit nga diaspora. Ai ka shtuar më tutje se procesi i votimit jashtë Kosovës përfshin dy faza kryesore. Gjatë fazës së parë, do të ketë një periudhë kohore kur shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë do të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. Në momentin e regjistrimit, votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit, fizikisht, në përfaqësi diplomatike apo në hapësira të tyre” ka deklaruar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
