Elhame Muqolli: Fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, të mos mbesin vetëm numra të panjohur

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 Qershori, e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli ka kërkuar që fëmijët e vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, të mos mbesin vetëm numra të panjohur. Ajo ka shkruar se në ditën kur bota i kushton gëzimit dhe të drejtave të fëmijëve, ndjen dhimbje të thellë për mijëra fëmijë që u vranë gjatë luftës në Kosovë. “Unë jam një nga të mbijetuarit. Kam qenë vetëm 14 vjeç kur ndodhi masakra në Poklek. Në atë ditë të errët, u vranë 53 civilë, mes tyre 24 fëmijë. U dogjën për së gjalli. Shumë prej tyre ishin më të vegjël se unë (nga mosha 6 muajshe). Shpëtova vetëm sepse arrita të kërcej nga dritarja. E gjithë jeta ime ka qenë e shoqëruar me atë kujtim të tmerrshëm, që nuk do të më largohet kurrë”, ka shkruar e mbijetuara e masakrës së Poklekut, Elhame Muqolli.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …