Elisa Spiropali: Maqedonia e Veriut të respektojë gjuhën shqipe dhe komunitetin shqiptar pa ekuivok

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj në Shkup, ka theksuar nevojën e respektimit të gjuhës shqipe, identitetit etnik dhe përfaqësimit të drejtë të komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Sipas saj, këto janë detyrime që duhet zbatuar plotësisht dhe pa ekuivok, duke u bazuar në Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas Spiropalit, është një standard i barazisë reale në të drejta, përfaqësim dhe dinjitet. “Respektimi i gjuhës shqipe, i identitetit etnik dhe i përfaqësimit të drejtë janë detyrime që duhen zbatuar plotësisht dhe pa ekuivokë”, ka deklaruar Spiropali, duke rikujtuar se Shqipëria mbështet integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, si vend fqinj, por edhe për shkak të rolit të komunitetit shqiptar, i cili përbën rreth 30% të popullsisë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka paralajmëruar për rrezikun e rritjes së “euro-pesimizmit” në shoqëri. Ai ka theksuar se ekziston një pjesë e qytetarëve që besojnë në të ardhmen evropiane të vendit, por nuk janë të bindur se Bashkimi Evropian do t’i hapë dyert. Kjo përplasje e tonit ndërmjet Tiranës dhe Shkupit tregon se respektimi i të drejtave të komunitetit shqiptar mbetet një pikë e ndjeshme, ndërsa perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut duket e paqartë, duke rritur tensionet politike dhe shqetësimet për barazinë reale në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …