Elizabeth M. Allen: Amerika mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe kërkon më shumë përparim

Nënsekretarja e Shtetit për Diplomacinë Publike, Elizabet  Allen, gjatë vizitës së saj në Serbi, dha një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, ku diskutoi edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Allen theksoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për dialogun e ndërmjetësuar  nga BE-ja. Ajo  shprehu kënaqësinë për progresin dhe reformat e bëra deri tani në dialog, por nënvizoi se nevojitet një përparim më i madh. Është një mënyrë për të bërë progres në çështjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi vërtet të kënaqur të shohim përparimin e arritur nga Serbia. Ne mirëpresim reformat dhe progresin e bërë në atë dialog. E  pyetur nëse Shtetet e Bashkuara mund të ushtrojnë më shumë presion ndaj Kosovës për të avancuar dialogun, Allen theksoi se presim që të dyja palët  të përparojnë përmes dialogut.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …