leoni

Eman Rrahmani e Visar Korenica, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së

Eman Rrahmani e Visar Korenica, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, anëtarë të Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, ia kanë hedhur poshtë Qeverisë Kurti propozimin për shkarkimin e vetëm një anëtareje të OSHP-së. Ata nuk kanë votuar pro propozimit të Qeverisë së Kosovës, të nënshkruar nga kryeministri Albin Kurti, për shkarkimin e Kimete Gashit, anëtares së Organit Shqyrtues të Prokurimit, me arsyetimin se ajo kishte nënshkruar një vendim të dëmshëm lidhur me tenderin për insulina. Qeveria e ka miratuar në maj të këtij viti propozimin për shkarkimin e Kimete Gashit dhe atë ia kishte proceduar kuvendit. Shëndeti publik po rrezikohet me vendimin për furnizimin me insulina. Bazuar në vendimin në fjalë, lejohet furnizimi me insulina pa autorizim marketingu”, ka thënë Kurti në mbledhjen e qeverisë më 10 maj. “Detyrohemi të marrim masa”. Eman Rrahmani, në mbledhjen e sotme të Komisionit Parlamentar për Buxhet, ka kërkuar që qeveria ta ndryshojë propozimin dhe ka  rekomanduar shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të OSHP-së, e jo vetëm shkarkimin e Kimete  Gashit.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

PDK i jep goditjen finale Kurtit: Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se PDK nuk do të marrë …