leoni

Miroslav Lajcak

Emisari i Bashkimit Evropian Mirosllav Lajçak thotë se punon për organizimin e takimit të radhës në mes Kosovës dhe Serbisë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se po përgatit organizimin e takimit të radhës në kuadër të procesit të dialogut. Në një postim të tij zyrtar,  Lajçak deklaroi se gjatë javës së ardhshme do të fokusohet në planifikimin e takimit të kryenegociatorëve, që ai shpreson të realizohet në javët e ardhshme. Ky proces dialogu nuk ka pasur takime në nivel të lartë për një vit, si pasojë e tensioneve të krijuara pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023, ku një pjesëtar i Policisë së Kosovës humbi jetën.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Shqipëria në BE në vitin 2030

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ngritur sërish pragun e optimizmit europian, këtë herë nga …