Emisari i BE-së, Sorensen nga Prishtina: Marrëveshja e Ohrit është e gjallë, zbatimi i saj urgjent

Emisari danez i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, gjatë një vizite në Prishtinë, ka përcjellë një porosi të qartë për liderët institucionalë dhe politikë të vendit: Marrëveshja e Ohrit mbetet e gjallë dhe zbatimi i saj është më urgjent se kurrë. Pas takimit në Zyrën e Kryeministrit, ku ndodhej ende Albin Kurti – tashmë vetëm deputet i Kuvendit të Kosovës – Sorensen u shpreh shkurt para gazetarëve, duke theksuar se procesi duhet të qëndrojë “i shëndoshë dhe në këmbë të veta”. Më shumë detaje nuk ndau, por vazhdoi axhendën e tij me takime edhe me liderë të partive të tjera politike. Në përmbyllje të ditës, emisari evropian postoi në platformën “X” një përmbledhje të takimeve, ku theksoi domosdoshmërinë për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër. “Vizitë produktive në Kosovë. Në të gjitha takimet që pata, theksova nevojën urgjente për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, tash më shumë se kurrë. Rruga për integrimin në Bashkimin Evropian shkon përmes përparimit kuptimplotë në dialog. Koha për të ecur përpara”, ka shkruar Sorensen.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari

Xhavit Jashari: OVL-UÇK thirrje për mobilizim në protestën kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për mobilizim të përgjithshëm qytetar …