leoni

Manuel Sarrazin

Emisari, M. Sarrazin i ka bërë të ditur, Milorad Dodikut, se Gjermania ia ndaloi financimin e 4 projekteve në vlerë 105 milionë euro

Emisari gjerman për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë qëndrimit në Bosnjë e Hecegovinë ka shkuar edhe në Banja Llukë, ku ka takuar edhe kreun e Republika Srpska Milorad Dodik. Atij ia ka kumtuar lajmin se Gjermania ka vendosur ta ndalë financimin e katër projekteve në vlerë prej 105 milionë eurove. Dje pata bisedime të shkëlqyera me zyrtarë në Sarajevë. Në Banja Llukë, bisedova me Presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik. Biseduam për vazhdimin e procesit të integrimit ekonomik rajonal të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit. Rëndësi kyçe për këtë kanë ratifikimi i marrëveshjes së tretë për mobilitetin, e cila ende nuk është arritur, si dhe aderimi i Bosnjë-Hercegovinës në Deklaratën Rajonale për Sigurinë Energjetike. Përveç kësaj, i shpjegova edhe një herë arsyet e përfundimit të njëpasnjëshëm dhe kontraktual të katër projekteve të mëdha në Republika Serbe të financuara nga Gjermania. Politika secesioniste, sulmet ndaj institucioneve shtetërore të Bosnjë-Hercegovinës dhe ngushtimi i lirisë së medias dhe shoqërisë civile janë të papranueshme dhe nuk do ta çojnë këtë vend në BE. Ne mbështesim fuqimisht Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt. Këtë ia kam bërë të qartë zotit Dodik sërish ka theksuar Sarrazin.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …