Emmanuel Macron, shpërndau Parlamentin dhe shpalli zgjedhje të parakohshme, pas fitores të partisë së djathtë ekstreme

Kryetari i  Francës, Emmanuel Macron, e ka shpërndarë Parlamentin francez dhe ka shpallur zgjedhje të parakohshme, pas fitores së partisë së të djathtës ekstreme në zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Sondazhet në Francë kanë treguar që lista e partisë së Marine Le Pen-it, Marshi Kombëtar, e udhëhequr prej Jordan Bardellas, ka dalë e para, me mbi 30 për qind të votave. Kjo parti nuk ka shënuar asnjëherë më parë një rezultat kaq të lartë. Lista e partisë së Macronit, Rilindja, e udhëhequr prej Valerie Hajer, ka dalë e dyta me 15.2 për qind të votave. Bëhet e ditur se dalja në këto zgjedhje në Francë ka qenë rreth 51 për qind, pak më shumë se më 2019 – 50.12 për qind. Partitë e së djathtës ekstreme duket se kanë shënuar rritje të konsiderueshme edhe në Gjermani e në Austri.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka kritikuar qeverinë aktuale të Kosovës, duke e konsideruar si të prishur

AAK refuzon dialogun për Presidentin, Gjini kritikon qasjen e Kurtit

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka deklaruar se subjekti i tij …