Emmerson

Emmerson: Kadri Veseli s’mbanë përgjegjësi pse Prokuroria mbështet 300 dëshmitarë e 18 mijë faqe prova të pretenduara

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emerson është shprehur i indinjuar për shkak se   klienti i tij ka më shumë se dy vite në paraburgim, dhe ende ish-gjyqtari i Procedurës Paraprake, tani Trupi Gjykues nuk po vendosin për mbrojtjen në liri të tij. Në një parashtresë, formë kundërpërgjigje ndaj Prokurorisë, Emmerson ka rikujtuar dispozitat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila sipas Emmerson thekson se graviteti i veprës së supozuar nga organi i akuzës si dhe kohëzgjatja e mundshme e dënimit, nuk ndërlidhet, apo nuk është bazë e mjaftueshme për të vazhduar paraburgimin. “Së pari, sa i përket pretendimit se z. Veseli akuzohet për dhjetë pika, Mbrojtja rikujton jurisprudencën e GJEDNJ-së sipas së cilës, me kalimin e kohës, graviteti i veprës së supozuar dhe kohëzgjatja e mundshme e dënimit nuk janë bazë e mjaftueshme për të vazhduar paraburgimin”, thekson Emmerson. Kadri  Veseli s’ka të bëj asgjë me kompleksitetin e çështjes, pasi që kjo determinohet nga Prokuroria. Ai nuk mbanë asnjë përgjegjësi pse Prokuroria ka vendosur të mbështetet në 300 dëshmitarë e 18 mijë faqe prova të pretenduara.

Kontrolloni gjithashtu

Dy diplomatë dhe një gjeneral amerikan dëshmojnë në Hagë gjatë nëntorit

Në fillim të nëntorit, Gjykata Speciale në Hagë do të presë disa dëshmitarë të nivelit …