Edi Rama

Emrat e ministrave të rinj të Qeverisë së Shqipërisë janë: Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Eduart Shalsi

Sot pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste janë bërë të ditur emrat e ministrave të rinj. Ministër i Brendshëm, do të jetë Fatmir Xhafaj; ministër e Mirëqenies Sociale, do të jetë Olta Xhaçka; ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, do të jetë Eduart Shalsi. Këto ndryshime në kabinetin qeveritar i ka komentuar kryeministri shqiptar në një postim të tij: “Ndryshimet nuk reflektojnë asgjë tjetër përveçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës së  qershorit të fokusohen dhe të furnizohen me energji të reja në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë”, është shprehur Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Agim Aliu mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”

Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë qëndruar sot në …