Endrit Thaçi reagon ndaj Kurtit, përmend sukseset e babait dhe ironizon kryeministrin

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit Albin Kurti, i cili e përmendi ish-presidentin gjatë një konference për shtyp, duke e lidhur me pengesën për të dërguar ushtrinë në veri të Kosovës. Endriti ka shprehur krenarinë për arritjet e babait të tij, nga lider studentor gjatë viteve të 90-ta, deri te posti i presidentit të Kosovës. Deklarata e Kurtit, ku ai fajësoi marrëveshjet e Thaçit për kufizimet ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë këtë postim nga djali i ish-presidentit. Hashim Thaçi aktualisht po mbahet në paraburgim nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po përballet me akuza për krime lufte.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …