Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Heqja e pragut zgjedhor shmang ngërçet institucionale

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka propozuar heqjen ose uljen e pragut zgjedhor si zgjidhje për shmangien e krizave institucionale si ajo që po ndodh aktualisht në Kuvend. Hasani tha se pragu prej 5% po pengon përfaqësimin dhe po nxit bllokada. Ai sugjeroi që pragu të ulet në 1-2% për të shtuar lirinë politike dhe për të rritur diversitetin në Kuvend. Ndërkohë, Hasani kritikoi përpjekjen e Lëvizjes Vetëvendosje për të kaluar në votim të fshehtë për zgjedhjen e krye parlamentarit, duke e cilësuar si kundër kushtetuese dhe uzurpim të funksionit të kryetarit të Kuvendit. Ai tha se situata aktuale mund të zgjidhet përmes një kërkese të 10 deputetëve drejtuar Gjykatës Kushtetuese, e cila, sipas tij, ka mandatin për t’i dhënë drejtim krizës. Ai gjithashtu kritikoi deputetët e Vetëvendosjes që po ushtrojnë edhe funksione qeveritare, duke i quajtur “uzurpatorë” dhe mbështeti kallëzimin penal të LDK-së kundër tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …