Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkuarja në zgjedhje me urdhër të Kushtetueses do ta komprometonte rëndë këtë institucion

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka paralajmëruar se dërgimi i Kosovës në zgjedhje të reja me urdhër të Kushtetueses, si pasojë e ngërçit aktual në Kuvend, do ta dëmtonte rëndë këtë institucion të rëndësishëm të shtetit. Hasani tha se pa u konstituuar Kuvendi, nuk mund të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, edhe pse ka kaluar afati 30-ditor i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për përfundimin e këtij procesi. “Një Kuvend që nuk është konstituuar thjesht nuk ekziston në rendin kushtetues. Do të ishte një anomali e paimagjinueshme në një sistem serioz kushtetues”, tha Hasani, duke shtuar se një vendim i tillë do të krijonte precedent të rrezikshëm për bllokada të ardhshme. Ai tha gjithashtu se dekretimi për zgjedhje të reja mund të ndodhë vetëm si sanksion kushtetues dhe jo si ndëshkim kolektiv ndaj deputetëve, duke sqaruar se shumë deputetë po respektojnë detyrimet kushtetuese, ndërsa të tjerë po refuzojnë një proces që e konsiderojnë jo-kushtetues. Sipas tij, Gjykata duhet të sqarojë se kur ka filluar gjendja jo-kushtetuese dhe sa herë mund të propozohet i njëjti kandidat brenda afatit të përcaktuar.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi: “Liria e Kosovës është monumenti i Adem Demaçit”

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për “Klan Kosova” me gazetarin Adriatik Kelmendi, …