Enver Hoxhaj:

Enver Hoxha: Në vend se ta kishte marrë statusit e kandidatit të BE-së, Albin Kurti krenohet me Asociacionin Arkitektëve të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se çoroditja e politikës së jashtme të Kosovës dhe   e papërgjegjshmërisë së kësaj qeverie tregon se Kryeministri Kurti në vend se ta kishte si rezultat të fund-vitit marrjen e statusit të kandidatit të BE-së, marrjen e Partneritetit për Paqe të NATO-s, anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin e Kosovës në ndonjë organizatë ndërkombëtare, bëri të ditur se Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës i është bashkuar Këshillit të Arkitektëve të Evropës si anëtare vëzhguese, që është meritë e vetë arkitektëve dhe jo e politikës së Kosovës! Kjo tregon se Kosova e përmbyllë këtë vit pa asnjë rezultat të vetëm dhe vetëm me lajme për vizitat jashtë vendit që s’kanë qenë asgjë më shumë se vetëm turizëm politik. Çfarë ngadhënjimi qesharak i diplomacisë sot dhe çfarë mjerimi politik, ka nënvizuar, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …