Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Fitoren e Policisë së Kosovës në rastin e Banjskës, diplomacia jonë e shndërroi në izolim e sanksione

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se fitoren historike të Policisë së Kosovës në rastin e Banjskës, diplomacia e vendit e shndërroi në izolim e sanksione. Agresioni i Banjskës para një viti ishte fitore e policisë dhe strukturave të sigurisë, por dështim kolosal i diplomacisë, sepse nuk ndodhi ndëshkimi i Serbisë si përgjegjëse e agresionit, por ndodhi e kundërta – izolimi dhe sanksionimi i Kosovës. Kosova mbeti jo vetëm nën sanksione, por edhe u largua nga partneriteti me aleatët perëndimorë, duke ia mundësuar Serbisë një afrim dhe rikthim në Perëndim. Serbia sot është më e përkëdhelur se para sulmit të Banjskës, ndërsa qeveria e Kosovës, që kishte premtuar se nuk do të kishte dialog pa dorëzimin e kryerësve të Banjskës, diskuton sot me Beogradin në Bruksel për kufijtë e komunave të Kosovës dhe për urën e Ibrit”, ka shkruar, mes tjerash, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …