Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Hegjemonia serbe, rrezikon sovranitetin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje- Hercegovinës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, mori pjesë në panelin e konferencës “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”, ku foli për sfidat gjeopolitike të rajonit dhe ndikimin rus përmes Serbisë në Ballkan. Gjatë fjalimit të tij, organizuar nga Instituti Octapus, Hoxhaj theksoi rrezikun e hegjemonisë serbe, e cila sfidon sovranitetin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjes e Hercegovinës, dhe përshkroi politikat perëndimore si të paafta për të ndaluar këtë sjellje destabilizuese. Hoxhaj vuri theksin mbi nevojën për një politikë të strukturuar perëndimore që të përballojë ndikimin rus në Ballkan, duke nënvizuar rëndësinë e njohjes së plotë ndërkombëtare të Kosovës dhe anëtarësimit në NATO për ruajtjen e sigurisë rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha i dhanë rrugë lirisë së Kosovës

Komandanti i Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sot me nderim të thellë Zahir Pajazitin, Hakif …