Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se është duke krijuar kriza me aleatët ndërkombëtare. Hoxhaj ka thënë se pas refuzimeve, Kurti pranon më vonë ato që i kishte refuzuar më herët, pas presionit e sanksioneve që i bëhen, siç shihet me zbatimin e një Marrëveshjeje të Brukselit, të cilës i është kundërvënë prej vitesh. Qeveria nuk duhet të mashtrojë opinionin publik – Kosova do të përfaqësohet me asteriks dhe Kurti duhet të sqarojë nëse ka ndryshuar vetëm protokolli i tavolinës apo nëse traktati i CEFTA-s mbetet i pandryshuar, ku UNMIK-u është ende palë. Propaganda vazhdon të jetë fusha më e suksesshme e kësaj qeverie”, ka shkruar Enver Hoxhaj.
		
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
				