Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kërkojmë që nxënësit të kthehen në shkollë sa më parë dhe të ndërpritet kjo grevë

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur për medie. Ai ka bërë me dije se për këtë të enjte është caktuar mbajtja e një seanceje të re plenare. Ndërsa interpelanca e ministrit,  Hekuran Murati është shtyrë për një mbledhje tjetër. Hoxhaj ka folur edhe për grevën në arsim, duke kërkuar nga qeveria të reflektojë ndaj kësaj situate. Ne kemi pasur edhe një seancë dhe debat parlamentar për këtë çështje dhe qëndrimi ynë është që të gjendet një zgjidhje e përkohshme. Dhe nga janari të jetë ligji i pagave i implementuar. Ne kërkojmë që nxënësit të kthehen në shkollë dhe të ndërpritet kjo grevë”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …