Enver Hoxhaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit ka krijuar një mllef dhe situtat të vështirë tek elektorati i PDK-së

Enver Hoxhaj: Mungesa e Thaçit dhe Veselit ka krijuar një mllef dhe situtatë të vështirë tek elektorati i PDK-së

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se mungesa e ish-kryetarin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike për PDK-në. Hoxhaj thekson se kjo situatë e ka mobilizuar PDK-në. “Kjo ka krijuar një mllef tek elektorati i PDK-së dhe ka krijuar një situtat të vështirë. Tash e kam përshtypjen se ky mllef është kthyer në vullnet dhe fuqi të re politike. Unë e kam parë kohët e fundit në fushatë,  është bërë aktiv edhe një pjesë e vetëranëve të PDK-së të cilët nuk i kam parë prej 2014-të, kjo situatë e ka mobilizuar elektoratin e PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …