Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, po merr pjesë në forumin ndërkombëtar “Delphi Forum Selmani”, i cili po mbahet në Irak. Hoxhaj ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë shtetërorë të Irakut, përfshirë Dr. Dara Rashid Mahmud, Ministër për Planifikim Ekonomik i Irakut. Takimi i zhvilluar ka për qëllim diskutimin e mundësive të reja për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe përpjekjet e Kosovës për të fituar njohje të reja ndërkombëtare. Hoxhaj ka publikuar një fotografi me ish-ministrin e Jashtëm të Irakut, Hoshyar Zebari, me të cilin ka një histori të gjatë bashkëpunimi. Edhe kësaj radhe ia thashë të njëjtën gjë: Iraku nuk ka asnjë arsye për të mos e njohur Kosovën!”, ka theksuar Hoxhaj. Pjesëmarrja e Hoxhajt në këtë forum është një mundësi për të promovuar më tej njohjen ndërkombëtare të Kosovës dhe për të thelluar marrëdhëniet diplomatike me Irakun dhe vendet e tjera të Lindjes së Mesme.
