Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nëse Kosova ka nevojë për ndryshim në 2024, duhet të shohë drejt PDK-së

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka bërë thirrje për një rishikim të perspektivës politike të qytetarëve të Kosovës në lidhje me Albin Kurtin. Hoxhaj theksoi se nëse ndryshimi që u pritej nga Kurti nuk ka sjellë përparim, është koha që qytetarët ta rishikojnë këtë qëndrim dhe të orientohen drejt partive politike si PDK që, sipas tij, kanë kontribuar në çlirimin dhe themelimin e vendit. Ai gjithashtu vuri në dukje se nëse në vitin 2024 qytetarët do të shohin Kosovën të kthyer në binarë, atëherë ata duhet të shohin PDK-në dhe subjektet tjera në opozitë si adresën politike për një ndryshim të nevojshëm në vend. Për zgjedhjet e reja, Hoxhaj deklaroi se PDK-ja është gati për to dhe janë të hapur për të marrë pjesë në shpërbërjen  e Kuvendit, nëse ka dakordim për këtë çështje.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli ia pret hovin VV-së: Seancë pa 61 vota nuk ka

Analisti i KDI-së, Eugen Cakolli, ka hedhur ujë të ftohtë mbi përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje …