Hoxhaj: Serbia nuk ka ndryshuar aspak nga koha e Millosheviqit, ajo po ushtron presion ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore

Enver Hoxhaj: Opinioni i Sllovakisë do të ishte shumë më kredibil nëse ky shtet do ta kishte njohur shtetin tonë

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai, ka shkruar se opinioni i Sllovakisë për Kosovën dhe rajonin do të ishte shumë më kredibil nëse ky shtet do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur Kosovën siç bënë 23 shtetet tjera anëtare të BE-së. “Miku im i dashur Mirosllav Lajcak, imagjino sa më shumë kredibilitet do të kishte opinion i Sllovakisë për Kosovën dhe për rajonin nëse shteti juaj do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës siç bënë edhe 23 shtete tjera anëtare të OKB-së”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …